Thjesht një gënjeshtër e madhe, ëmbëlsirat nuk ju shëndoshin?!

Psikologët e Zelandës së Re kanë zbuluar se personat që hanë çokollata kanë më shumë mundësi të mos shtojnë në peshë.

Sipas studimit të publikuar në revistën “Appetite” shpjegohet se mënyra e përjetimit të ngrënies së ëmbëlsirave është e rëndësishme kur vjen puna tek shtimi në peshë.

Ndjenja e fajit bën që njeriu të heqë dorë nga dieta e stërvitja dhe të nisë një regjim jo të shëndetshëm të ngrëni.

Por, kur çokollata shihet si diçka që duhet shijuar si shpërblim për dietën apo stërvitjen, bën që njeriu të vazhdojë rrugën e rënies në peshë.

Çokollata është një nga ushqimet më të pëlqyera dhe në të njëjtën kohë me më shumë yndyrna dhe sheqerna, faktorët kryesorë për obezitetin.

Related Posts

About The Author

Add Comment