STUDIMI: BURRAT E BUZËQESHUR JANË MË PAK TËRHEQËS PËR GRATË

Gratë i shohin burrat e buzëqeshur dukshëm më pak seksualisht tërheqës, sipas një studimi të ri të Universitetit të British Columbia që ndihmon për të shpjeguar joshjen e qëndrueshme të “djemve të këqij”, njofton Insajderi.

Studimi – i cili mund të bëjë që burrat të buzëqeshin më pak në takime – zbulon ndryshime dramatike gjinore në mënyrën se si burrat dhe gratë rendisin atraktivitetin seksual të shprehjeve joverbale të emocioneve të shfaqura zakonisht, duke përfshirë lumturinë, krenarinë , dhe turpin.

“Ndërsa shfaqja e një fytyre të lumtur konsiderohet thelbësore për ndërveprimet shoqërore miqësore, përfshirë ato që përfshijnë tërheqje seksuale – pak studime kanë ekzaminuar nëse një buzëqeshje është, në fakt, tërheqëse”, thotë Prof. Jessica Tracy e Departamentit të Psikologjisë së UBC. “Ky studim zbulon se burrat dhe gratë reagojnë shumë ndryshe në shfaqjet e emocioneve, përfshirë buzëqeshjen”.

Studimi zbuloi se gratë më pak tërhiqeshin nga burrat e qeshur, të lumtur, duke preferuar ato që dukeshin krenarë dhe të fuqishëm ose me humor dhe të turpëruar. Në të kundërt, pjesëmarrësit meshkuj tërhiqeshin më seksualisht nga gratë që dukeshin të lumtura dhe më pak tërhiqeshin nga gratë që dukeshin krenare dhe të sigurta.

Related Posts

About The Author