SPORT Renova ia rrëmbeu një pikë Pobedës (VIDEO)

Renova është kthyer me një pikë nga udhëtimi në Prilep kundër Pobedës, në kuadrin e javës së 18-të në ligën e parë. Në pjesën e parë nuk pati gola, ndërsa në fraksionin e dytë të dyja skuadrat shënuan nga një gol. Vendasit erdhën të parët në epërsi me golin e bukur të Najdovskit, por Renova nuk u dorëzua dhe ia doli të barazoj përmes Nafiut nga penalltia, pasi në zonë u ndal në mënyrë të palejuar Ramadani. Ndeshja është zhvilluar në terren të vështirë dhe me erë të fortë.

Në fund të ndeshjes, Ramadani ka mundur të sjell përmbysje të plotë, mirëpo Karcevski shpëtoi gol të sigurt./lajm

Rezultatet, java  e 18-të
Shkupi-Vardar 2-0
Pobeda-Renova 1-1
Shkëndija-Pelister 3-0
Rabotnicki-Skopje 2-0
A.Pandev-Sileks 0-1
Tabela:Shkëndija 46, Vardar (-2) 32, Sileks 31, А.Pandev (-1) 25, Rabotnicki (-1) 23, Shkupi 23, Pobeda 19, Renova18, Pelister 16, Skopje 10 pikë.

Related Posts

About The Author

Add Comment