Spiunohet Aventador i ri, pritet të jetë Lamborghini më i fuqishëm deri tani (Foto Video)

Lamborghini Aventador ka mbushur shtatë vjet, andaj ndryshimi që do të pësojë trashëgimtari pritet të jetë i veçantë.
Deri më tani është përmendur se do të jetë një Performante, ndërsa pamjet e spiunuara që u postuan në internet, vetëm sa e konfirmojnë lajmin,
Shtresa për kamuflazh, nuk ka mundur të maskonte pjesën e përparme që është shumë e madhe, ndërsa kapaku mbi motor ka formë më agresive. Gypi për nxjerrjen e gazrave është larguar, për tu zëvendësuar me dy tjera që ndodhen në mes të pjesës së pasme.

Njohësit kanë thënë se ky mund të jetë Lamborghini më i fuqishëm deri më tani, por kjo pritet të mësohet gjatë muajit të ardhëshëm, gjatë panairit të automobilave në Gjenevë.

Related Posts

About The Author

Add Comment