Si u bë miliarder, njeriu tek i cili nuk besonte askush !

Mario Moretti Polegato as që imagjinohej se mund të drejtonte një kompani për këpucë dhe veshje. Ai nuk imagjinohej as që të kishte një biznes të vetin.

Kur ishte fëmijë, prindërit i thanë se ai do të drejtonte fabrikën e verës në verilindje të Italisë.

Edhe pse ai iu bashkua firmës, ai nuk qëndroi atje dhe kjo e gjitha për shkak të udhëtimit për biznes në SHBA.

Pasi mori pjesë në një konferencë për verën në Reno, Polegato vendosi të merrte pushime në shkretëtirën e Nevadës.

Ndërsa gjendej atje, gjatë kohës që po ecte, këpuca e tij u bë e nxehtë dhe e pa rehatshme. Ai nxori një thikë të ushtrisë zvicerane dhe i hapi disa vrima këpucëve.

Menjëherë u ndie më mirë dhe vendosi se duhej shpikur një mënyrë e re për mënyrën e prodhimit të këpucëve. Dhe ai ishte njeriu që do ta bënte këtë gjë.

“Doja që këpucët të merrnin frymë dhe të mos fusnin ujë njëkohësisht”, thotë 62-vjeçari.

“Kalova tre vjet për të bërë kërkime për patentën time dhe ia ofrova të gjithë kompanive të mëdha të këpucëve, por askush nuk më besonte.”

17 vjet më pas, kur ishte 45 vjeç dhe i pajisur me një borxh nga banka, Polegato themelon biznesin e tij të këpucëve – Geox. Kjo gjë e bëri atë miliarder.

Fillimisht ai punësojë pesë njerëz të rinj nga fshati i tij Biadene di Montebelluan. Askënd prej tyre nuk njihte, dhe askush prej tyre nuk kishte punuar më parë. Sot Geox, është një kompani globale me 30 mijë punëtorë (përfshirë pesë të parët) dhe 1 300 dyqane në të gjithë botën.

Më vonë, Polegato e zgjeroi aktiviteti ne tij duke prodhuar edhe rroba. Sipas revistës “Forbes”, Mario Moretti Polegato ka një pasur prej 1.8 miliardë dollarë.

Related Posts

About The Author

Add Comment