Rrëfimi unik i Messit, gjyshja ngulmoi për mua: “Do të të çoj përditë në stërvitje”

Një nga pikat më të nxehta të merkatos së kësaj vere është e ardhmja e Lionel Messit. Ai nuk ishte këtë të shtunë në ndeshjen e fundit të sezonit të Barcelonës.Në intervisten unike të tij, Messi ndër tjerash foli edhe për gjyshen e tij.

Gjyshja – Messi tregoi fillimet e tij në futbollin e Rosario dhe anekdotën se si gjyshja e tij ishte e para që kishte syrin për të parë se do të bëhej një yll, megjithëse pohon se nuk mban mend shumë nga fëmijëria, vetëm nëse sheh disa foto dhe video:

Unë luaja me një nga vëllezërit, ose kushërinjtë e mi. Nuk pushonim asnjë ditë, edhe pse ishim të moshave dhe kategorive të ndryshme. Të tjerët ishin së paku një vit më të mëdhenj se unë, nuk e di saktësisht se cila kategori ishte.
Nuk mungonte edhe gjyshja ime, e cila filloi t’i thoshte teknikut, të cilin e kishte njohur gjatë gjithë jetës së saj: aktivizoje këtë. Ai i përgjigjej: Jo, si ta aktivizoj, shiko sa i vogël është, ti jeni çmendur, do të bënim gabi

Gjyshja ngulmonte: Aktivizojë, shihe në lojë! Hyra në lojë dhe bëra disa gjëra të bukura. Gjyshja ime u kthye dhe më tha: Do të të blej këpucë sporti, do të të çoj përditë në stërvitje. Dhe aty fillova…”

Related Posts

About The Author