Rikthehen vëllezërit Seferi ndaj boksierëve Afrikan !

Dy shqiponjat shqiptare, Nuri e Sefer Seferi, do të zhvillojnë ndeshjen së bashku më 16 mars  në Vjenë të Austrisë edhe atë kundër boksierëve nga Afrika.

Kështu Nuriu do të ndeshet kundër boksierit nga Namibia, Wilberforce Shihepo i cili deri më tash ka zhvilluar 33 duele, nga të cilat, 24 fitore ( 17 me nokaut) si dhe 9 humbje, kurse vëllai i i tij Seferi do të kryqëzoj dorëzat me Vikapita Merero.

Cekim se “Tajsoni Shqiptar” është njëri prej boksierëve më të suksesshëm shqiptar në boskin profesionist ku deri më tani ka zhvilluar 47 duele, prej të cilave, 39 fitore ( 22 me nokaut ) e 8 humbje.

Ndryshe, vëllezërit Seferi përgatitjet e tyre janë duke i zhvilluar në klubin e tyre kurse nuk po mungojnë edhe sparingjet me emra të njohur.

Ata ndihen mirë dhe presin fitore në Austri.

Poashtu ata shpresojnë se do të kenë përhahjen e madhe nga shqiptarët në Vijenë dhe në fund ata premtojnë se do të festojnë së bashku.

 

Related Posts

About The Author