A po vjen Izet Haxhija në Shqipëri nën besën e Ramës për t’i bërë “gropën” Berishës?

Izet Haxhija ka më shumë se një dekadë që përpiqet që të bindë drejtësinë turke që të mos e sjellin në Shqipëri me arsyestimin se këtu i rrezikohet jeta duke argumentuar gjithashtu se nuk pret të ketë një gjykim të drejtë.

 

 

Pavarësisht kësaj, Gjykata e Lartë e Turqise ka vendosur që Haxhija, një dëshmitar i rendësishëm i ngjarjeve më të bujshme të periudhës 1991-1998 në Shqipëri të ekstradohet në Shqipëri për llogari të drejtësisë shqiptare

 

 

Pavarësisht se kishte vite që luftonte të mos vinte në Shqipëri, Haxhija është shprehur i qetë pas vendimit të gjykatës turke duke shprehur gatishmërinë për të dëshmuar para drejtësisë shqiptare duke kërkuar një gjykim të drejt.

 

 

 

Ai është i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, proces gjyqësor në të cilin ai nuk ishte i pranishëm.

Reagimi i Haxhisë si edhe zhvillimet më të fundit në vend ku duket se po hapet “Kutia e Pandorës” dhe do të ketë një rrëmujë të vërtetë në nivelet e larta politike të bën të mendosh se dëshmitari i shumë paudhësive të Berishës kur ishte President po vjen në Shqipëri duke patur një marrëveshje me pushtetarët e sotëm,

 

 

 

Haxhija ka dijeni thuajse në çdo gjë me peshë që ka ndodhur gjatë periudhës kur Berisha ishte President, përfshi këtu edhe vrasjen e Hajdarit apo ngjarje të tjera të ngjashme.

 

 

Prania e tij në duart e drejtëisë shqiptare, e cila për shkak edhe të bojkotit të opozitës po riformatohet sipas orekseve të maxhorancës pritet të jetë një mjet i fortë presioni ndaj Berishës për zhvillimet e ardhshme në Shqipëri.

Related Posts

About The Author

Add Comment