“O Sa Mirë” e fshinë Ramiz Lladrovcin nga episodi i fundit

Ditë më parë u bë e ditur se kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci do të jetë pjesë e një episodi të serialit “O Sa Mirë”, madje vet kryetari ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook një selfie, ku shihej në mesin e aktorëve.
Mbrëmë u shfaq edhe episodi më i ri i serialit, në të cilin pritej të shfaqej me një rol kryetari Lladrovci, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Deri sa në promon e këtij episodi u paralajmërua se atë do të shohim përkrah “Drenicakut”, po ky i fund tha për Indeksonline se nuk e ka të qartë as ai se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Related Posts

About The Author

Add Comment