Muamed Sejdini, kandidati i vetëm për president të FFM-së

Presidenti aktual i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini do të mbetet kandidati i vetëm për president për mandatin e ardhshëm të institucionit më të madh të futbollit vendor.
Sonte punëtorët e futbollit nga Strumica zhvilluan Kuvendin në Lidhjen Komunale të Strumicës. Kuvendi u zhvillua edhe përkrahë paralajmrimeve të mëdha që i njejti do të bojkotohet.
Mirëpo në këtë Kuvend të Strumicës u sjell një vendim i çuditshëm. LFK Strumicë vendosi që të mos jep delegatë për Kuvendin e FFM-së, të mos ketë kandidat të saj për pjesëtar në Këshillin Drejtues të FFM-së dhe të mos jap përkrahje për asnjë kandidat për president të FFM-së.
E gjithë kjo erdhi si sygjerim të Jugoslav Trençovskit nga Akademia Pandev, i cili sygjerim u pranua nga shumica e delegatëve. Kuvendi në 10 pikat e para të rendit të ditës punoi sipas statutit, ndërsa pastaj disa punë nuk kanë qenë sipas ligjit për sport.
Kështu që nga LFK Strumicë nuk do të ketë kandidat për president dhe gjithashtu nuk do të ketë delegatë në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së i cili është përcaktuar të zhvillohet me 14 mars.
Vlenë të theksojmë se Gjorgji Gocevski vazhdon të mbetet kryetar i LFK Strumicë. Këta të fundit dhe LFK Koçani janë të vetmit nga 26 Lidhje Komunale të Futbollit që nuk do të kenë delegatë të tyre në Kuvendin Zgjedhor të FFM-së.

Related Posts

About The Author