Meksikë, këlyshi i tigrit në një pako postare (Foto)

Ka qenë nuhatja e një qeni të shërbimit anti-kontrabandë të policisë meksikane të Jalisco-s ai që ka shmangur më të keqen. Inspektorët doganorë kanë gjetur në brendësi të një pakoje postare një këlysh tigri.

 

I mbyllur, ai udhëtonte në brendësi të një kontenitori me plastikë të destinuar për një qytezë të shtetit qendror të Queretaros. Tigri i vogël ishte plotësisht i dehidratuar dhe iu besua mjekimeve të veterinerëve lokalë të qendrës së kafshëve ekzotikë.

 

Related Posts

About The Author

Add Comment