Maradona tallet me fjalët e Ronaldos: Thuaji mos më çajë kokën (VIDEO)

Diego Armando Maradona nuk ndihet aspak xheloz ndaj Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Të dy lojtarët kanë shkruar historinë e futbollit vitet e fundit, duke fituar nga 5 “Topa të Artë” secili.

Megjithatë ikona e futbollit argjentinas deklaroi se ai do të kishte koleksionuar më shumë çmime individuale se lojtari i Barçës apo i Realit Madridit. Përsa i takon një opinioni për portugezin, Maradona u shpreh se Ronaldo është thjesht i mrekullueshëm, por…

“I thoni Cristianos të mos bëjë shaka. Sipas mendimit tim, më të mirët kanë qenë Alfredo Di Stéfano dhe Johan Cruijff. Messi, për shembull, është në të njëjtin nivel me Cristiano Ronaldon. Leo nuk e ka karizmën që kisha unë dhe nuk mund të mbajë fjalime para skuadrës për të motivuar shokët. Sigurisht që Ronaldos ia njoh meritën për të dalë në skenë atëherë kur ka nevojë skuadra. Pas Cruiff-it nuk ka patur shumë lojtarë me këtë karakteristikë.”

Related Posts

About The Author

Add Comment