“Mami, dua të vdes”, letra e vogëlushes 8 vjeç që tronditi familjen

E torturuar nga keqbërësit në shkollë, ajo shkroi një letër zemërthyese për prindërit e saj: “Mami, dua të vdes”. Naomi O’Neill, 28 vjeç, u habit kur gjeti atë letër nën jastëkun e vajzës së saj më të madhe, Millie, 8 vjeç.

Siç u tha nga gruaja nga Liverpool, vogëlushja është bërë objektiv i kërcënimeve në shkollë “I kanë thënë se do i vrasin familjen. Vajza ime është aq e frikësuar sa mund të marrë ndonjë vendim që të lëndojë veten për të mos shkuar në shkollë”, tha gruaja.

Vajza e vogël në letrën e saj shkroi se “askush nuk e di se si ndihem. Unë jam e trishtuar, ndihem ndryshe, e çuditshme, nuk jam e rëndësishme, budallaqe dhe e lënduar”, shkruan ajo dhe më pas bën thirrjen e dëshpëruar për ndihmë: “.. Ju lutem më ndihmoni të ndalen keqtrajtrimet”.

Dekani i Lister Junior School Tuebrook në Liverpool, tha se ai ishte “i tronditur dhe i pikëlluar” kur u njoh me përmbajtjen e letrës.

Prindërit e Millies mësuan rreth ngacmimeve të supozuara pasi e kuptuan se vajza e tyre nuk mund të flinte natën dhe vendosën ta çonin atë te një specialist. Fëmija tha se ajo “duhet të mbrojë” prindërit e saj gjatë natës nga ata që “duan t’i therin”.

“Unë shkova në shtratin e saj dhe gjeta letrën nën jastëk dhe mendoj se ajo është shkruar me nxitim pasi zakonisht ajo përdor një shkrim dore të bukur. U ula dhe e pyeta se çfarë nuk shkonte me të dhe më pas ajo më tregoi për ngacmimet duke më thënë: mami, unë dua të vdes”, fjalë që nuk priten të dëgjohen nga një fëmijë 8 vjeç tha ajo.

Naomi gjithashtu vuri në dukje ndryshime shqetësuese në sjelljen e vajzës së saj: “ajo humbi peshë, nuk donte të vishte rroba të caktuara dhe u përpoq të fshihte pamjen”. Gruaja shpjegoi se qëllimi i saj për të ndarë me mediat këtë problem është për të “sensibilizuar njerëzit”, shpjegon nëna e Millies. “Unë i thashë vajzës time se ka qindra njerëz që e mbështesin atë dhe ajo po qesh përsëri pas disa ditësh”

 

Related Posts

About The Author

Add Comment