Lajm i mirë për personat që duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë, ja çfarë vendimi kanë marrë autoritetet gjermane për Shqipërinë

Autoritetet gjermane e kanë cilësuar Shqipërinë si një vend me rrezik jo të lartë për përhapjen e koronavirusit, ndaj e kanë nxjerrë vendin tonë nga “lista e kuqe”.

Mjeku shqiptar në Gjermani, Drilon Çupi, në një intervistë në Report Tv u shpreh se shqiptarët tashmë s’kanë nevojë të paraqesin test COVID-i dhe as të karantinohen nëse lëvizin drejt Gjermanisë.

Gjermania ka hequr Shqipërinë së bashku me Maltën nga shtetet me rrezikshmëri të lartë për infektimet me COVID-19. Shqipëria sipas autoriteteve gjermane kanë vlerësuar se janë vende që nuk kanë rrezikshmëri të lartë. Për Shqipërinë është bërë një vlerësim për shifrat,, në rritjen e incidencës dhe për reagimin e shtetit kundrejt infeksioneve dhe sa kapacitet spitalor. Kjo ka rëndësi për Shqipërinë sepse shqiptarët që do shkojnë në Gjermani nuk kanë më nevojë për karantinë dhe nuk do t’u duhet të paraqesin një test negativ të COVID.”, tha ai.

Ky lehtësim për Shqipërinë vjen pasi prej ditësh Shqipëria ka regjistruar shifra shumë të ulëta të infektimeve, ndërkohë që edhe procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta

Related Posts

About The Author