Kush është shenja më seksi e horoskopit ?

Të gjitha shenjat e horoskopit kanë aftësinë për të qenë seksi.
Megjithatë, në përgjithësi njerëzit me shenja të caktuara thuhet të kenë tipare specifike të cilat tregojnë sesa romantikë apo seksi janë. Ndaj disa njerëz janë tmerrësisht “hot” ndërkohe që të tjerët janë më të rezervuar.
Disa janë të prirë për të qenë vetëm e disa të dashurojnë çmendurisht. Por cilat shenja janë më seksi?

12 – Ujori.
Ndjesë të gjithë ujoreve por njerëzit me ketë shenjë kanë tendencën të jenë më shumë të rezervuar dhe pelqejnë tu japin hapësirë partnerit të tyre.

11 – Bricjapi.
Bricjapët janë një nga shenjat më të vështira për tu shpjeguar. Të fitosh pëlqimin e një “bricjapi”, është një sfidë e madhe. “ Thuhet se janë shumë besnikë!”

10 – Demi.
Demi është një shenjë shumë sensuale, ndaj pëlqen të prekë të tjerët dhe të jetë i prekur. Problemi i vetëm është se njerëzit me këtë shenjë janë kokëfortë dhe disi të komplikuar si natyrë.

9 – Virgjeresha.
Duan çdo gjë të jetë perfekte. Njerëzit me ketë shenjë janë shumë të dashur dhe të qëndrueshem, por jo pasionantë.

8 – Peshorja.
Njerëzit me këtë shenjë janë “gjasme” shumë të dashuruar, shumë krijues. Kjo për faktin se urrejnë të jenë vetë , ndaj dhe nuk janë renditur më lart në këtë listë.

7 – Binjaket.
Binjakët janë dashnorë të zjarrtë por duhet të stimulohen në drejtimin dhe mënyrën e duhur. Ata janë intelektualë dhe kanë nevojë për sfida.

6 – Shigjetari.
Shigjetari është “shoku i lojës” që ti ke dashur gjithmonë. Ata janë shumë argetues dhe dakord për gjithçka. Kjo shenjë është shenja më seksi për ata që nuk kanë frikë të eksperimentojnë.

5 – Gaforrja.
Gaforrja është seksi sepse është shenjë mjaftë sensuale. Kjo është shenja që dëshiron të bëj dashuri dhe të dashurojë partnerin në çdo menyrë të mundshme

4 – Luani.
Luani ka një problem të vetëm dhe ky problem është se ka tendencë të shkojë drejt narcizizmit. Prandaj Luan mbaje mend , nuk është gjithçka për ty!

3 – Dashi.
Ashtu si akrepi , dashi është shumë dominant. Ndaj dhe këta njerëz me këtë shenjë janë seksi dhe është vështirë për t’iu rezistuar.

2 – Peshqit.
Janë tmerrësisht seksi , saqë kjo shenjë është e gjitha rreth romancës .

1 – Akrepi.
Ky nuk duhet të vijë si “shok” për të gjithë pasi Akrepi dihet që është më seksi se gjithë shenjat e tjera dhe më shumë pasionante.

Related Posts

About The Author

Add Comment