Komuniteti LGBTQI kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’ dhe zëvendësimin e saj me fjalën ‘prind që lind fëmijën’

Komuniteti LGBTQI në Angli ka kërkuar që të termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi në dokumentat e vendit të punës dhe dokuments të tjera, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”.

Revista Kosovarja

Komuniteti LGBTQI kërkon heqjen e fjalës ‘nënë’ dhe zëvendësimin e saj me fjalën ‘prind që lind fëmijën’
nga KOSOVARJA 3 orë më parë
Komuniteti LGBTQI në Angli ka kërkuar që të termi ‘nënë’ të hiqet nga përdorimi në dokumentat e vendit të punës dhe dokuments të tjera, dhe në vend të saj të përdoret “prind që ka lindur”.

“Ibc” shkruan se komuniteti LGBTQI ka thënë se përdorimi i “gjuhës gjinore” do të parandalojë që punëdhënësit të vendosin pabarazi gjinore mes meshkujve dhe femrave.

Sipas tyre, fjala “baba” gjithashtu duhet të shmanget, si pjesë e shtytjes drejt gjuhës asnjanëse gjinore.

Ata gjithashtu kërkuan që njerëzit që vetëidentifikohen si femra duhet të jenë në gjendje të përdorin tualetet e femrave dhe dhomat e tyre të zhveshjeje, pavarësisht nga gjinia që u ishte caktuar në lindje.

Komunititi gjithashtu kanë kërkuar, ndër të tjera, që vendet e punës duhet të përpiqen drejt “krijimit të kodit të veshjes neutrale gjinore, banjave të të gjitha gjinive dhe mbulimit të kujdesit shëndetësor për punonjësit transgjinorë”.

Kujtojmë se edhe pse gjatë viteve të fundit ka patur disa përpjekje për ndryshime të Kodit të Familjes, nga organizata të ndryshme, për lejimin e të drejtës së birësimit të fëmijëve nga pjesëtarë të komunitetit LGBTI+, vendi ynë vazhdon ende që të diskriminojë haptazi anëtarët e këtij komuniteti. Kësisoj duke treguar qartazi edhe mos emancipimin dhe mentalitetin ende të ndrydhur si shoqëri.

Ky komunitetet po vazhdon të lobojë në lidhje me të drejtën e tyre për të njohur ligjërisht marrëdhëniet apo familjet e tyre, si dhe për t’u kujdesur për fëmijët e tyre apo për t’i birësuar ata.

Sipas Ambasadës PINK, përveç kërkesave të përhershme nga komuniteti LGBT dhe organizatave të tjera të cilat angazhohen në fushën e të drejtave të njeriut, qeveritë shqiptare kanë patur edhe presionin ndërkombëtar në lidhje me bërjen e ndryshimeve në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes.

Njoftimi i Ambasadës PINK:

Ambasada PINK në Shqipëri, kërkoi zyrtarisht që personat LGBTI të gëzojnë të drejtën e birësimit të fëmijëve dhe barazisë në martesë. Nisur nga propozimet që Ministria e Drejtësisë ka paraqitur për konsultim së fundi për disa ndryshime dhe përmirësime në ligjin për birësimet dhe në Kodin e Familjes, Ambasada PINK kërkoi që ndryshimet e propozuara të eleminojnë diskriminimin e hapur që iu bëhet personave LGBTI, si në Ligjin e Birësimeve ashtu edhe në Kodin e Familjes.

Related Posts

About The Author