Kjo është arsyeja pse Andi ndau rrugët me Jasminën!

Andi dhe Jasmina bën bujë disa muaj më parë pas një puthjeje të shkëmbyer në Për’puthen Prime. Më pas ata vijuan takimet, duke shtuar dozat romantike, por pa munguar zënkat dhe krisjet e vogla.Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim. Javën që lamë pas edhe Jasmina bëri të njëjtën deklaratë.Ndonëse ishin deklaruar për njëri-tjetrin gjërat mes Jasminës dhe Andit shpesh shoqëroheshin me shumë probleme. Ditën e sotme çifti duket se u përça pas tërheqjes së deklaratës së Andit, i cili u shpreh se është lodhur me mungesën e besimit që ka Jasmina ndaj tij dhe nga ana tjetër konkurretja u shpreh se ishte në dijeni për këtë fakt.

BURIMI:

Related Posts

About The Author