Kik-boksieri kosovar i theu kafkën vajzës së vet, dënohet me mbi 4 vite burg ! (FOTO)

Kik-boksier kosovar Hysni Beqiri i cili është 5 herë Kampionë Bote me banimë në Basel të Zvicërs, është dënuar me mbi 4 vjet burg për sulm ndaj gruas dhe vajzës së vet.

“Marrëdhënia juaj u karakterizua nga provokime, nga të dyja palët dhe nga dhuna”. Kështu deklaroi të enjten, René Ernst, president i Gjykatës Penale të Bazelit, teksa shpalli aktgjykimin për sportistin kosovarin. Rasti për të cilin u dënua kik-boksieri kosovar kishte ndodhur në korrik të vitit 2015, raporton gazeta zvicerane Blick, transmeton insajderi.

Kosovari i dënuar kishte goditur gruan e tij teksa ajo kishte qenë duke e mbajtur në krah fëmijën e tyre, 2 muajsh. Një nga goditjet e kosovarit, goditi kafkën e foshnjës, duke i shkaktuar një thyerje prej 4 centimetrash në kokën e fëmijës.

“Për fat të mirë, vajza e vogël kaloi pa asnjë dëmtim madhor”, tha gjykatësi zviceran, Rene Ernst.


Related Posts

About The Author

Add Comment