Guxhufi nëshkruan kontratë pesë vjeçare me Beshiktashin (FOTO)

Gjithçka ka marrë fund, Besart Guxhufi, një nga futbollistët më të mirë jo vetëm në Maqedoni, por edhe në rajon, tani më është pjesë e kampionit të Turqisë, Beshiktashit, njofton Albsport.mk.

Bardhezinjtë ishin në garë me Trabzonsporin, por bënë diferencën në fillim pasi që e kishin kontaktuar shumë më parë super yllin nga Shkupi, Besar Guxhufin, futbollistin 16-vjeçar. Kujtojmë se Guxhufi mjeshtrit e tija i tregoi në Ligën e Parë të Maqedonisë me Bellasicën, ku në 12 paraqitje kishte shënuar 3 gola dhe 3 asistime, ndërsa pas tij ishte edhe skuadra e madhe kroate, Dinamo e Zagrebit.

Si rezultat i përpjekjeve afatgjate, lojtari i krahut të majtë, i lindur në vitin 2004, tani më është në në Stamboll, ku ka arritur marrëveshje me Beshiktashin, për të cilët do të luaj 5 vitet e ardhshme.

Në një bisedë telefonike, ekskluzivisht për Albsport.mk, ka folur Guxhufi, i cili nuk ka mbajtur fshehur emocionet e tija për atë se do të jetë pjesë e kampionit të Turqisë, Beshiktashit.

“Ende më duket si të jetë një ëndërr, që në këtë moshë të nënshkruaj për një klub kaq të madh. Jam shumë i lumtur që do të jem pjesë e një prej skuadrave më të mëdha në Turqi, Beshiktashit. Edhe pse jam në moshë të re, nuk e kisha të vështirë që të vendos të vesh fanellën bardhezi. Do të jetë nder për mua që të luajë në ekipin kampion, por njëkohësisht për mua është kënaqësi që të punoj nën urdhrat e një trajneri si Sergen Yalçın, për të cilin kam mësuar se ka qenë edhe futbollist me famë, ndërsa dëshiron që në skuadrën e tij të ketë futbollist të rinj. Unë dua të them se nga sot e gjithë qenia ime, do të jetë e përkushtuar plotësisht për këtë klub, do të mundohem që në çdo ndeshje të jap maksimumin që të arrijmë rezultate sa më të mira. Dua të falënderoj njerëzit që ndihmuan në realizimin e këtij transferi, ata janë Gokmen Kore. Falënderoj gjithashtu edhe familjen time që sakrifikuan shumë për mua dhe ishin mbështetja ime më e madhe”, ka thënë për Albsport,mk, Guxhufi.

Kujtojmë se Guxhufi është pjesë e moshave të reja të reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, U15, me të cilët në pesë paraqitje ka shënuar 3 gola, ndërsa kishte debutim edhe me U16 dhe U17, ndërsa së shpejti ai mundë të pritet te jetë pjesë edhe e U21.

Related Posts

About The Author