I është përkeqësuar shëndeti: Mësoni sa shpenzon Kim Jong për alkool dhe ushqim

Shëndeti i Kim Jong-ut papritmas është përkeqësuar, pasi që një periudhë shumë të gjatë ka konsumuar një sasi të madhe të alkoolit dhe ushqimeve të yndyrshme.

Është bërë e ditur se ai nuk ka kontroll se sa han dhe pinë, ndërsa këtë gjë e bën që prej kur ka qenë adoleshent, transmeton gazetametro.net

Jozyrtarisht thuhet se Kim vetëm për alkool në vit shpenzon më shumë se 30 milion dollarë, dhe natyrisht pijet e tij të preferuara kushtojnë shumë shtrenjtë, dhe shpesh herë i dhuron edhe bashkëpunëtorëve të afërt.

Kim gjithashtu i adhuron cigaret franceze, ku çmimi i tyre për një kuti është 44 dollarë.
Gjithashtu atij i pëlqejnë të gjitha llojet e mishit dhe djathërave, ndërsa konsumon edhe një sasi të madhe të sushive.

Mediet raportojnë se fal teprimit të ushqimit dhe alkoolit, Kim ka probleme shëndetësore si tensioni i lartë dhe diabeti.

Related Posts

About The Author

Add Comment