10-vjeçari shqiptar vetëvritet për një video në TikTok, shoku i tij thotë se Naserit i pëlqente të merrte ‘like’

Një djalë 10 vjeç nga Guri i Zi, në Shkodër, humbi jetën pasi po bënte një sfidë në rrjetin social TikTok.

Kjo histori, tronditi opinion publik në vend, gjatë javës së kaluar. Raste të tilla, janë raportuar kohët e fundit, nga shtete të ndryshme

Një nga shokët e djalit, tregon për “Shqipëria live” se Naseri pëlqentë shumë rrjetet sociale. “Pëlqente të postonte, të merrte ‘like’. Nuk bënte video kur dilte me ne, vetëm në shtëpi”. Ai rrëfen se 10-vjeçari nuk kishte asnjë problem. “Ka qenë shumë fëmijë i lumtur. Dilnim çdo ditë, luanim te fusha e futbollit”.

Të afërm të tjerë të djalit, pranojnë se i mituri kalonte shumë kohë çdo ditë me telefon dhe rrjetet sociale, “ishte i fiksuar me telefonin”.

Punonjësja sociale e shkollës “At Gjon Karma” hedh poshtë idenë se djali mund të ketë pasur probleme psikologjike .”Ishte një fëmijë i shkathët. I dashur me shokët dhe shoqet. Asnjëherë nuk kemi vëne re një shenjë ankthi ose depresioni”.

Related Posts

About The Author