Ushtria amerikane tërhiqet nga Iraku

Ushtria amerikane ka filluar të tërhiqet nga Iraku pas shpalljes së fitores së Bagdadit ndaj Shtetit Islamik, bënë të ditur Agjencia e lajmeve Asocciated Press, AP, duke ju referuar burimeve nga kompanitë perëndimore të cilat sipas kontratës janë të angazhuara në bazën e koalicionit amerikanë në Irak. AP, duke ju referuar pikërisht këtyre kompanive thekson se dhjetëra ushtarë amerikanë janë transportuar nga Iraku në Afganistan, në fluturimet e përditshme gjatë javës së kaluar, së bashku me armët dhe pajisjet.

Dy zyrtar irakenë, konfirmuan për Associated Press, se koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveria irakene kanë arritur një marrëveshje për të tërhequr trupat nga Iraku, për herë të parë që nga fillimi i luftës kundër ISIS.

Sipas këtyre zyrtarëve irakenë, procesi nuk ka filluar zyrtarisht, por një reporter i AP në bazën e Al-Asad në Irakun perëndimor ka parë lëvizjet e trupave, duke konfirmuar edhe deklaratat e kontraktorëve për tërheqje. Kontraktuesit dhe zyrtarët irakenë folën në kushte anonimiteti në përputhje me rregulloret dhe nuk pranuan të zbulonin nivelin e saktë të tërheqjes.

“Prania e vazhdueshme e koalicionit në Irak do të jetë e bazuar në përpjesëtim me nevojën dhe në koordinim me qeverinë e Irakut”, tha zëdhënësi i koalicionit, Col. Ryan Dillon për AP. Ndërsa një zyrtar i lartë iraken pranë kryeministrit iraken Haider al-Abadi tha se 60 përqind e të gjitha trupave amerikane që janë aktualisht në vend, do të tërhiqen, sipas marrëveshjes fillestare të arritur me Shtetet e Bashkuara. Sipas planit, një forcë prej rreth 4.000 trupave të SHBA, do qëndrojnë në Irak për për të vazhduar trajnimin e ushtrisë irakene.

Pas më shumë se tre vjet luftimesh të forcave të Irakut me mbështetjen e ngushtë të SHBA kundër grupit militant sunit, ISIS, në dhjetorin e vitit 2017, Iraku shpalli fitoren mbi Shtetin Islamik. Në vitin 2014, ISIS kontrollonte gati një të tretën e territorit të Irakut.

Related Posts

About The Author

Add Comment