Shqipëri, ekzekutohet vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka

Aleksandër Ndoka, 48 vjeç, vëllai i ish-deputetit Arben Ndoka, është gjetur i ekzekutuar në makinën e tij në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit të Lezhës. Policia thotë se ka marrë një telefonatë rreth orës 04:25 dhe është njoftuar për atentatin.

Në vendngjarje është konstatuar trupi i pajetë i Aleksandër Ndokës në automjetin e tij tip “Mitsubishi”, shkruan Top Channel.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që për kapjen e autorit, ose autorëve të saj në mbështetje të policisë lokale janë dërguar edhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.

Related Posts

About The Author

Add Comment