Mançester Siti “blindon” yjet me kontrata të reja

Nikolas Otamendi ka rënë dakord me Mançester Sitin për të rinovuar kontratën edhe për dy vite të tjera.

“The Sun” raporton se qendërmbrojtësit i skadon kontrata në vitin 2020, por klubi anglez ka vendosur që t’i zgjatë kontratën. Otamendi ka zhvilluar paraqitje mbresëlënëse këtë sezon dhe në 18 ndeshje ka shënuar 5 gola.

Në rrugë të njëjtë është edhe braziliani Fernandinjo që besohet të ketë siguruar një marrëveshje të re një-vjeçare me Sitin, ndërsa Gabriel Hesus ka rënë dakord për një kontratë të re pesë-vjeçare. David Silva siguroi një marrëveshje një vjeçare muajin e kaluar, ndërsa Kevin De Bryne është pranë akordit për rinovim të kontratës për gjashtë vite.

Rahim Sterling gjithashtu është pranë rinovimit, teksa do të përfitojë 300 mijë paund në javë, duke u bërë kështu futbollisti më i paguar te Mançester Siti.

Related Posts

About The Author

Add Comment