Drogë në formë çokollatash”, policia jep detaje për 49 vjeçarin e kapur në Qafë-Botë

Një 49 vjeçar është kapur në doganën e Qafë Botës me një sasi lënde narkotike të konsiderueshme.

Burime për ‘Panorama” bëjnë me dije se shtetasi Fatos Alushllari i lindur në Grmash dhe banues në Tiranë është ndaluar nga autoritetet në doganë.

Gjatë kontrollit është konstatuar se në mjetin që ai drejtonte tip Mercedez-Benz me targa AP125FS kishte të fshehura lëndë narkotike.

Arrestimi është bërë para mesnatës së mbrëmshme e ndërsa ende nuk ka informacione për sasinë dhe llojin e drogës së sekuestruar.

Njoftimi i policisë:

Qafë-Botë, Sarandë

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për trafik të lëndëve narkotike.

Më datë 14.01.2018, në PKK.Qaf Botë, gjatë kontrollit të mjetit tip ”Benz”, me drejtues shtetasin Fatos Alushllari, shërbimet e Policisë Kufitare në bashkëpunim me doganën kanë konstatuar 22 pako me lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë çokollate, me peshë 23.5 kilogramë.

Shtetasi Fatos Alushllari, 48 vjeç, banues në Tiranë, është shoqëruar menjëherë në Komisariatin e Policisë Sarandë nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ku në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale ”Trafikim të lëndëve narkotike”.

Related Posts

About The Author

Add Comment