Ylli i Liverpoolit tenton t’ia zërë frymën kundërshtarit, përjashtohet me karton të kuq (Video)

Ylli i Liverpoolit Adam Lallana është përjashtuar me karton të kuq në ndeshjen e tij të rikthimit nga lëndimi për skuadrën U-23 të Liverpoolit të hënën mbrëma.

Lallana nuk ka luajtur që prej humbjes së Liverpoolit ndaj Swansea City më 22 janar pasi pësoi një dëmtim në kofshe, ndërsa rikthimi i tij nga lëndimi nuk shkoi sipas panit pasi pas 60 minutave lojë ai reagoi ashpër ndaj një ndërhyrjeje ndaj tij nga kapiteni i Tottenhamit U-23, George Marsh, transmeton Express.

Pas një duelit për top në ajër, Lallana kërceu në shpinën e Marshit dhe i vendosi duart në fyt duke mos e lëshuar.

Gjyqtari i ndeshjes reagoi duke e ndëshkuar direkt me të kuqin.

Related Posts

About The Author

Add Comment