Wilder: Pasi të mposhti Joshuan, ja çfarë do t`i ndodh atij ?

Boksieri amerikan Deontay Wilder, i pamposhtur në karrierën e tij, vijon të thumbojë britanikun Anthony Joshua, duke i kërkuar një duel në ring. Wilder, kampion bote në peshat e rënda në kategorinë WBC, beson se Joshua nuk ka aspak famë në Amerikë, ku nuk ka dueluar ende dhe ku nuk e njeh askush. Ndaj amerikani, 39 fitore dhe asnjë humbje në karrierë, mendon se pasi ta mposhtë në ring, fama e britanikut do të venitet shumë shpejt dhe askush nuk do të kujtohet më për të.

Unë dua të përballem me të për t’ia fshirë emrin nga lista e boksit. Unë jam gati të dueloj ndaj tij kudo që ai ka dëshirë, në Amerikë, në Britaninë e Madhe, kudo. Jam gati të udhëtoj edhe në Afrikë nëse dëshiron. Nuk ka rëndësi, unë dua vetëm të përballem me të”, tha Deontay Wilder, që më tej shtoi: “Në një vend të vogël mund të të ndjekin 70 mijë veta “live”, por nuk ke dueluar kurrë në Amerikë dhe nuk ke për të bërë kurrë paratë. Boksi i madh dhe arenat e mëdha janë në Amerikë”.

Zgjidh vendin, kudo që t’i do të ndihesh rehat dhe ku gjen kurajon se mund të më mposhtësh në ring. Unë do të jem aty, do të të pres në ring. Do të më mjaftojë një duel i vetëm për të të mundur dhe për ta fshirë emrin tënd. Pasi të të mund, fama jote do të venitet, pasi t’i nuk ke patur kurrë një të tillë”, u shpreh Deontay Wilder, që më 3 mars do të duelojë ndaj kubanezit Luis Ortiz, ku dhe do të mbrojë titullin kampion bote.

Related Posts

About The Author

Add Comment