Vlonjatja vë alarmin në polici: Mjekët më vranë burrin!

Një burrë 60-vjeçar ka ndërruar jetën në spitalin e Vlorës.

Por bashkëshortja e tij me iniciale E.R ka bërë një kallëzim penal në polici duke hedhur akuza të rënda ndaj mjekëve.

Sipas saj, burri ka ndërruar jetë si pasojë e mjekimit të gabuar të mjekëve.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”, të parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal, sepse:

Shtetësia E.R., ka bërë kallëzim penal pranë strukturave policore Vlorë pasi pretendon se më datë 18.01.2018, bashkëshorti i saj shtetasi V.C., 66 vjeç, ka ndëruar jetë në repartin e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë, si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm prej stafit mjekësor.

Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë janë ndërmarrë veprimet hetimore të sekuestrimit të kartelës mjekësore të shtetasit V.C., dhe është dërguar trupi në Institutin e Mjekësisë ligjore Tiranë, për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Related Posts

About The Author

Add Comment