Video-mesazhi që përloti Manjola Nallbanin në studion e Klan

Një videomesazh nga vëllai i saj duket se është bërë shkak i përlotjes së këngëtares Manjola Nallbani në studion e Rudina Magjistarit në TV Klan.
Teksa këngëtarja po fliste për familjen dhe marrëdhënien me vëllain e saj Eraldin, në studio u shfaq një videomesazh i tij i cili përloti këngëtaren.
“Ne jemi një motër dhe një vëlla. Unë e kam më shumë se vëlla Eraldin, unë kujdesesha shumë për të. Ne kemi patur një periudhë kur na u sëmur babai, i cili u paralizua dhe mua më ra një barrë më e madhe dhe më dukej sikur duhej të bëja dyfish. Tani është e kundërta, ai kujdeset për mua”, tha këngëtarja.

Ndërkohë Erald Nallbani përmes mesazhit të tij i shprehu mirënjohjen këngëtares për çdo gjë që ka bërë për të.
“Faleminderit që më dhatë mundësinë të falenderoj time motër përpara kamerave dhe jo pas siç jam mësuar gjithmonë. Motra ti për mua ke qenë dhe je, motër, nënë dhe shoqe. Më ke ndenjur pranë që kur kam qenë i vogël dhe tani që jam vetë prind. Nuk mjaftojnë 1.000 faqe libri të shkruaj atë që kam për të thënë për ty. Të kam shpirt dhe të uroj gjithë të mirat e kësaj bote. Të falenderoj për çdo gjë që ke bërë për mua”, tha Eraldi vëllai i këngëtares në videomesazh.

Related Posts

About The Author

Add Comment