(Tysoni Shqiptarë) Nuri Seferi lufton për titullin prestigjoz IBF , kundërshtari i tij nuk njeh humbje !

Boksieri i mirnjohur shqiptar, Nuri Seferi, rikthehet në ring këtë muaj dhe do të luftojë për njërin nga titujt më prestigjoz.

Më 20 dhjetor në Varshav të Polonisë, Nuri Seferi do të takohet me boksierin e mirnjohur nga ky vend, Michal Cieslak, për titullin ‘IBF Intercontiental’.

Nuri Seferi deri më tani numëron 49 ndeshje – 40 fitore (22 prej tyre me nokaut), 9 humbje, mirëpo vlen të theksohet se boksieri ynë asnjëherë nuk ka qenë i ‘nokautuar’.

Ndërkaq, Michal Ceislak deri më tani ka regjistruar 19 fitore nga 19 ndeshje dhe renditet i teti në ranglistën botërore.

Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka filluar me përgatitjet intensive për këtë ndeshje dhe premton maksimumin ndaj polakut Cieslak.

Related Posts

About The Author