Spektakël i madh në Winerthur të Zvicrës, Mustaf Kicaj ndeshje lamtumirëse ndaj sërbit !

Me 9 qershor në Winterthur të Zvicrës do të zhvillohet një eveniment i madh i sporteve luftarake “ICF OpenAir Fight Night” ky organizator është shoqata humanitare – ICF. Në këtë spektakël kampioni evropian e botëror, Mustaf Kicaj, do të zhvillon edhe ndeshjen e fundit në karrierën e tij të pasur, ku për kundërshtar do të ketë serbin e papërshtatshëm, Bojka Arandjeleviç, i cili vet ka shpreh dëshirë që të ndeshet me legjendën e gjallë sportive në Muay Thai.

“Gjithmonë e kam llogaritur se një dit do vije koha kur unë do të duhet të largohem nga ringu aktiv dhe ja erdhi momenti që normal aspak nuk e dëshiroj. Në karrierën time kam pasur shumë momente gëzimi dhe ja sot jam kampion evropian e botëror dhe po largohem me shumë suksese që kam arritur në ring. Kundërshtarin tim shumë pak e njoh, vetëm nga youtube dhe e shikoj se ka marr pjesë në evenimente të mëdha por më shumë në sporte si boksi, K1, MMA, dhe tani ai ka shpreh dëshirë të ndeshet me mua në sportin tim, por i them se ka gabuar se kjo është loja ime dhe do të pësoj keq, pasi do e nokautoj sa më shpejt që është e mundur”  Mustaf Kicaj, i cili po në mbrëmjen e ndeshjes ka edhe një rast për festë sepse pret të bëhet baba i dy binekëve që do vijnë në jetë. Sipas organizatorit në këtë aktivitet të madh sportiv do të ketë 30 ndeshje në Muay Thai dhe K1, kurse është parapa edhe një program artistik ku do të paraqiten edhe disa këngëtar, ndër ta edhe Kushtrim Dobra.

Poashtu në palestër do ftohen të jenë prezent edhe shumë fytyra të njohura nga arti e sporti që do të respektojnë këtë ngjarje të madhe sportive.  Ky njiherish do jetë ICF i pestë që zhvillohet (2 Kosovë e 2 në Zvicër) kurse qëllimi i saj është që një pjese e të hollave të fituara të ndahen tek persona me nevojë.

  Deri tani në listën e luftëtareve gjenden mbi 40 garues ku prej tyre ka edhe sportist shqiptar që do ndeshen në klasa të ndryshme, ndër ata luftëtar janë edhe boksieri i mirënjohur shqiptar Senad Gashi si dhe kikboksierët: Kadri Murseli, Kosovar Kicaj, Ilir Shabani, Mersim Zeqiri, Malsor Tafaj, Mustaf Kicaj si dhe sportistë që vijnë nga Maqedonia,  Serbia , Franca, Gjermania si dhe Zvicra. Me një fjalë sipas tyre do jetë një spektakël i madh që shikuesit do ta mbajnë mend shumë gjatë.

Spektakli do të mbahet në palestrën sportive “Zielbau Arena” në ambient të hapur, kurse hapja e dyerve do të jetë në ora 15:00, a ndeshjet fillojnë në ora 16:00 me fillestar dhe C klase deri në ora 20:00, kurse më pas fillojnë profit. Tiketat nga tani mund ti rezervoni në +41796969691 ose në çdo MANOR COOP dhe në çdo Bahnhof në Zvicër si dhe në SBB shalltera (tiketcorner.ch) me çmime 100, 40  e 20 CH. Cekim se në ditën e ndeshjes çmimet rriten për 15 CH .

Related Posts

About The Author