SKANDAL: Çairi “Las Vegas” i Shkupit !

Lojërat e fatit (të institucionalizuara si bastore, kazino etj) janë fenomen dhe problem sociologjik në shoqërinë tonë, megjithëse pronarët e tyre sigurojnë fitime vjetore që arrijnë milionat, pavarësisht krizës ekonomike në Maqedoni.

Gjeneza e kësaj problematike është ajo që në popull njihet si bixhoz apo kumar, gjë që degradon normat etike e familjare. Artikulli në fjalë është fokusuar në komunën e Çairit, si teren më i prekur nga ky fenomen, edhe pse hulumtimet e komunave dhe qyteteve tjera tregojnë se prania e tyre në masë është komfort ligjeve, pas iniciativave qytetare, peticioneve dhe reagimeve të ndryshme në viset ku ato banojnë.

Në një sipërfaqe prej 3.52 km², gjenden 19 bastore dhe 5 kazino (9 sportlife, 5 zlatna kopaçka, 4 mozzart, 1 balkanbet) dhe paralel me to 12 shkolla (përfshi ato parashkollore, fillore dhe të mesme), 1 bibliotekë (me shumë libra shqip) dhe 2 konvikte turke, e të gjitha këto në kushte të mjerueshme si dhe më pak se numri i objekteve të lojërave të fatit, që aludon se kumari është më aktual se arsimi dhe edukimi.

Bastoret dhe kazinot punojnë në mënyrë të paligjshme

Objektet e lojërave të fatit nuk respektojnë kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, por asnjëherë nuk i shohim të sanksionuara apo të mbyllura. Gjërat që më së shumti hasin qytetarët që kritikojnë këto vende janë prezenca e fëmijëve, objektet e lojërave të fatit afër shkollave dhe duhani.

Sipas kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ligji për baste të aktiviteteve sportive neni 58 G, ndalohet hyrja e personave nën moshën 18 vjeçare.

”Shpesh shoh fëmijë që vendosin baste, dhe vijnë e luajnë në aparatet e kazinove. I qortoj edhe pse vijnë sërish, ndoshta edhe unë nuk jam shembulli më i mirë, sepse vet ndodhem aty,” tha Agim M. për Dinjitetin.

Megjashi (ambasada e fëmijëve), njëashtu dënon pjesmarjen e fëmijëve në këto objekte, dhe bëjnë thirrje që të njoftohen me këto rraste në numrin oficial 0800 1 22 22.

Milionat e qytetarëve të varfër në xhepat e pronarëve të kazinove

Bastoret e para në Maqedoni paraqitet në vitin 1999. Kumari tashmë kishte një formë të re organizimi. Sipas Qendrës për kërkime dhe krijimin e politikave, 37% e qytetarëve luajnë kumar SHIKO.

Gjatë vitit 2016, 4 kompanitë më të suksesshme në Maqedoni, të cilat nuk do t’i cekim me emra për shkak të dinjitetit, profit vjetor kishin 175 milion euro, ndërsa në komunën e Çairit, sipas punonjësve në këto lokale, gjatë një ndrimi kryesisht vikendeve, personat që frekuentojnë këto vende, njerëzit vendosin baste 200.000 deri 300.000 denarë, përkatësisht 1.2milion denarë në muaj, transmeton Dinjiteti./Dinjiteti.com

Related Posts

About The Author