Në një komunikim për mediat, shtabi zgjedhor i kandidatit për president Blerim Reka bënë të ditur se sot këtë shtab e ka vizituar kandidatja e VMRO-së Siljanovska, informon portali “tetova1”.
“Ne finishin e garës presidenciale shtabi REKA sot filloj iniciativën për ti ftuar dy kundër kandidatët në kafe në shtabin tonë.
Sot shtabin REKA e vizitoi kandidatja e VMRO-DPMNE.
Shpresojmë që këtyre ditëve do të na vizitojë edhe kandidati i LSDM Stevo Pendarovski.
E tërë kjo për të dëshmuar se deri në fund do të udhëheqim fushatë të drejtë dhe fer”, thuhet në publikimin e faqes së Blerim Rekës në facebook.