Shqipëri, opozita fillon protestat masive më 27 janar

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët parlamentarë për datën e protestës. Mësohet se në takim Basha ka thirrur edhe kreun e Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka. Burime nga PD bëjnë me dije se opozita do të nisë protestat masive më 27 janar. Vendimi është marrë mbrëmjen e djeshme në takimin që Basha pati me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Për rreth një orë palët mësohet se kanë diskutuar mbi qëndrimet që do të mbajnë ndërsa mësohet se në tryezën e bisedimeve ka qenë dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili,dy nënkryetarët e PD-së Edmond Spaho dhe Edi Paloka, Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani dhe Sekretari Organizativ Enno Bozdo. Burimet bëjnë me dije se dy forcat politike si PD dhe LSI kanë programuar takime në rrethe deri në 12 janar

Related Posts

About The Author

Add Comment