Serbët që kaluan nëpër “duart” e biznesmenit shqiptar (FOTO LAJM)

Biznesmeni shqiptar duket se ka një standard të qartë kur janë në pyetje femrat – ai del eksluzivisht vetëm me këngëtare.

Biznesmeni shqiptar Qazim Osmani, i njohur më mirë si Felix, ka një pikë të dobët – këngëtaret. Ai, me sa duket, nuk mund të jetë me një grua nëse nuk di të këndojë, kështu që vazhdimisht “ngjitet” për gratë që këndojnë.

Pas vetes ka një koleksion të të dashurave që kishte nga skena e muzikës. Për të gjitha këto femra, spekulohet se ishin bashkë me të, edhe pse kjo nuk është konfirmuar kurrë zyrtarisht, shkruan InfoPress.

Jelena Vuçkoviq

Vajza e këngëtares Goca Bozhinovska ishte kapur në përqafimin e biznesmenit shqiptar, gjë që bëri të spekulohej se këngëtarja e re në një moment kishte pushtuar zemrën e tij.

Çifti kurrë nuk ka konfirmuar asgjë, prandaj mund të thuhet se bëhet fjalë vetëm për thashetheme.

Natasha Bekvalac

Gjatë vitit 2011, çështja e dashurisë me Qazimit dhe bukuroshes serbe nga Novi Sad ishte tema numër një e të gjitha medieve. Ky çift u kap duke pushuar në një jaht në Kroaci ndërkohë që biznismeni shqiptar këngëtaren serbe e kishte mbuluar me bizhuteri ari dhe diamante.

Ana Nikoliq

Edhe kjo këngëtare serbe kishte një marrëdhënie të shkurtër me Osmanin, pas së cilës ajo u rrah nga ish-e dashura e tij Mande Popoviq.

Ky rast u dërgua edhe në gjykatë, por shpejt u hesht. Menjëherë pas kësaj, dolën në sipërfaqe mesazhet që Nikoliq i dërgoi Qazimit, duke thënë se turpërohej që kishte fjetur me të.

 

Related Posts

About The Author

Add Comment