Rrahje masive në aeroportin e Hannoverit (VIDEO)

Rrahje masive ka ndodhur në aeroportin e Hannoverit, gjatë protestës kundër operacioneve ushtarake turke në Siri.

Në një video amatore, protestuesit shiheshin me flamujt e rajonit kurd të Irakut derisa bënin thirrje kundër presidentit Erdogan duke e quajtur fashist, e ndërkohë janë zënë me disa turq që ndodheshin në aeroport

Dhe sipas faqes së aeroportit në Twitter, rreth 20 persona janë përfshirë në grindje, e dy prej tyre kanë pësuar lëndime më të mëdha. Policia megjithatë, shpejt e ka vënë situatën nën kontroll.

Turqia ka filluar sulmet në Siri në rajonin e Afrinit, duke thënë se qëllimi është të shtypë luftëtarët kurdë e që janë aleatë të SHBA-së në luftën siriane. E, veprimi i Turqisë ngjalli protesta e zemërim në rajon dhe mes diasporës kurde.

Related Posts

About The Author

Add Comment