Rikthehim i fuqishëm i Tysonit Shqiptarë këtë të shtunë në Zvicër !

Data 25 maj premton spektakël të vërtetë sa i përket arenës së boksit për shqiptarët. Nuri Seferi do të rikthehet në ring, Ai do të ndeshet me boksierin me nënshtetësi gjermane Rad Rashid. Një kundërshtar i një kalibri shumë të lartë në boksin profesionist, por me mbështetjen e tifozëve shqiptarë në “Sport Halle Grossmatt Kirchberg”, Seferi do të ketë një armë më shumë force se rivali i tij.
Seferi është përgatitur shumë për këtë ndeshje, derisa shprehet shumë i motivuar, dhe beson se do t’i bëj krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Nuri Seferi është një nga boksierët më të mirë shqiptarë, duke u ngjiturë gjithmonë në ring me ngjyrat kuqezi.

Related Posts

About The Author