Promovimi i librit “Shihemi në majë” në Tiranë

Për të gjithë dashamirët e librit, të martën me 22 maj nga ora 18:00 tek qendra për COD – Qendra për Hapje dhe Dialog në Tiranë do të bëhet promovimi i librit “Shihemi në majë” i Kosta Petrov nga shtëpia botuese “TOENA”

Për ”Shihemi në majë”:

Me mbi 12.000 ekzemplarë, Shihemi në maje është libri më i shitur në Maqedoni në pesë vitet e fundit, ndërsa autori është një nga autorët më të lexuar modern maqedonas të kohës.
Në “Shihemi në maje”, Kosta Petrov, themeluesi 29 vjeç i kompanisë P World, ju merr për udhëtim nëpër përallën e tij jetësore të mbushur me momente të jashtëzakonshme, me ritje dhë rënie, përvoja të këndshme dhe të pakëndshme të cilat janë pjesë e pandashme e “rrugës në të cilën rrallë kalohet”. Ai që zgjedh këtë rrugë dhe e përballon, në fund e pret shpërblimi i merituar. Gjatë rrugëtimit të tij eksitues, Kosta Petrov ballafaqohet me mundësitë e mëdha në Amerikë, skenat e hidhura në Pragë, me qendrën e luksit në Dubai, por edhe me realitetin e krijimit të një brendi global nga rajoni ynë.
Shihemi në maje është libër për ato që besojnë se në jetë të gjithë janë krijuar për gjëra të mëdha. Hyni në botën ku gjithçka është e mundur.

Për autorin Kosta Petrov:

Me 25.000 kopje të shitura nga librat e tij, Kosta Petrov është njëri nga autorët më të shitur të kohës së sotme.
Ai është themelues dhe drejtues i P World – agjenci kreative ndërkombëtare e cila i organizon disa nga eventet më të mëdha globale të biznesit në 30 shtete të ndryshme, duke përfshirë Amerikën, Kanadanë, Norvegjinë, Islandën, Turqinë, Azerbejxhanin, Gruzinë, Katarin, Bahreinin dhe Iranin. Për gjithë kontributin që ai i jep industrisë së marrëdhënieve me publikun, në vitin 2014 dhe 2015 ai zgjidhet si njëri nga 30 personat më të fuqishëm të kësaj industrie në Europë.
Kosta është bloger i Huffungton Post-it të famshëm në Amerikë si dhe Digital Boom në Afrikën e Veriut.
Shihemi në maje është libri i tij i parë.

Related Posts

About The Author