Personi që ia pa ‘hairin’ ngjashmërisë që ka me Ramush Haradinajn

Ndodh shumë herë që personat që nuk kanë lidhje familjare mes vete të ngjajnë shumë e madje edhe të ngatërrohen në publik.

E më e veçantë është kur përngjan në një figurë publike.Rrahmon Haxhijaj, një qytetar nga Peja ka ngjashmëri të mëdha më kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Si në fytyrë ashtu edhe në trup, vështirë se mund t’i dallosh. Madje, ai shumë herë ia ka parë hairin duke e thirrur si ‘Rambo’.

Rrahmon Haxhijaj tregon për portalin arbresh.info se shpeshherë ngatërrohet nga qytetarët duke menduar se ai është Ramush Haradinaj apo vëllai i tij.“Shpeshherë më ndodh që njerëzit të mendojnë që unë jam Ramushi. Po ua tregoj tre raste më interesante”.“Kalimi i kufirit për Mal të Zi në kullë, kam kaluar pa kontroll. Policia kufitare më pyeti se a mos jam Ramush Haradinaj e unë i thash me shaka që jam vëllai i tij dhe kalova pa kurrfarë kontrolle të dokumenteve.“Rasti i dytë ka qenë në spital. Kam ky në spital jashtë kohës së vizitave në emër të vëllait të Ramushit.”

Related Posts

About The Author

Add Comment