Miocic i jep leksion “bishës” Ngannou, shkruan historinë në UFC, Dhe bën Shqiponjën me duar.

stipe Mioçiç ka mposhtur në mënyrë spektakolare Francis Ngannou i cili padyshim që është luftëtari më i frikshëm i peshës së rëndë. Me këtë fitore Mioçiç ka hyrë në historinë e këtij sporti me tre mbrojtje të titullit radhazi në peshat e renda.

Raundi i parë ishte i vetmi raund i barabartë, më pas Stipe tregoi pse është më i miri në divizionin e tij duke dominuar kundërshtarin në tokë me mundjen e tij fantastike.

Ndërsa, ndeshja tjetër për titull është fituar nga Daniel Cormier i cili ka mundur Ozdemir me një lehtësi më të madhe se Mioçiç duke e kontrolluar kundërshtarin e tij.


Related Posts

About The Author

Add Comment