Ministri i Brendshëm: Thyejani këmbët??(LEXO)

Ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu është përballur me akuza të forta pas deklaratës së tij të ashpër se policia duhet tua thyejë këmbët shpërndarësve të drogës nëpër shkolla.

Organizata Për Të Drejtat e Njeriut në Turqi dhe disa gazeta opozitare e kanë akuzuar ministrin për nxitje për të kryer një krim. Ai u zotua se do të merrte përgjegjësi për të.

“Nëse një shpërndarës droge është afër një shkollë, policia ka për detyrë të ia thyej këmbët. Bëjeni dhe më fajësoni mua. Edhe nëse kushton 5, 10 apo 15 vite burg, ne do të paguajmë”, u shpreh ai. Më tej ai shtoi se Turqia duhet të luftojë drogën ashtu siç luftoi rebelët “Punëtorët e Kurdistanit”. Së fundmi ai shtoi se çdo gjë që bën një oficer lidhur me shpërndarësit është përgjegjësi e tij

Related Posts

About The Author

Add Comment