McGregor i kërkon revansh Mayweather-it !

Boksieri i pamposhtur Floyd Mayweather kishte mundur luftëtarin e MMA-së Conor McGregor në një ndeshje boksi Megjithatë ky i fundit kërkon revansh, kësaj radhe në ringun e MMA. Ai thotë se Floyd duhet ta ndalojë ‘flirtimin’ me këtë ide, dhe të vendosë pro kësaj, ose do të pendohet deri në ditën që të vdesë. “Nëse do ta bënte këtë, e di që po flirton me këtë ide, do ta respektoja për këtë vendim”, ka deklaruar McGregor, shkruan rtv21.tv. Nëse Floyd po e mendon e nuk do të pranojë idenë e një lufte në MMA, Conor thotë se kjo do ta përcjellë gjatë tërë jetës. Floyd nuk i mban shpresat për këtë luftë, dhe thotë se ka plot opsione tjera.

Related Posts

About The Author

Add Comment