Mbaruan Peshimet Nuri Seferi – Rad Rashid” Seferi Paralajmëron. Jam shumë i motivuar, do t’iu bëj krenar gjithve !

Nesër me 25 maj do të ketë spektakël në arenën e boksit profesionist.
Nuri Seferi do të rikthehet në ring. Ai do të ndeshet me boksierin me nënshtetësi gjermane Rad Rashid.
Sot me 24 maj – janë mbajtur peshimet zyrtare të të dy boksierëve për meçin e nesërm.

Nuri Seferi i cili peshon 90 kilogram do të ketë përball ‘bishën’ me nënshtetësi gjermane 91 kilogramshin, Rad Rashid.Ndërkaq këtë meç të madh mund ta shikoni ekskluzivisht në faqen zyrtare të Nuri Seferit në “Facebook”.
https://www.facebook.com/BoxerNuriSeferi/

Vlen të përmendet se Nuri Seferi gjithnjë mbronë ngjyrat Kuq e Zi, teksa përball do ta këtë kundërshtarin që mbronë ngjyrat e Gjermanisë.

Seferi e cilëson Rad Rashidin si një ndër boksierët më të mirë në Gjermani dhe të shtunën pritet të jetë një meç tejet interesant.

Ndryshe, ky meç do të zhvillohet të shtunë (më 25 maj) në “Sport Halle Grossmat Kirchberg” të Gjermanisë dhe pritet të fillojë rreth orës 22:30.

Related Posts

About The Author