KRYEMINISTRI HARADINAJ: VOTA E KOSOVËS NË OKB DO SHKONTE PRO TRUMPIT !

Haradinaj: Vota e Kosovës në OKB do të shkonte pro Trumpit – s’e komentoj votën e Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-në.

“Ashtu si ka votuar presidenti Trump, ashtu do të votonte edhe ambasadori i Kosovës në OKB”, deklaroi Haradinaj në pyetjen se si do të votonte ambasadori i Kosovës në OKB, për rastin e Jerusalemit, pasi që Shqipëria votoi kundër.

“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën”, tha Haradinaj për televizionin publik.

Këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Por, kjo deklaratë u kundërshtua nga shumica e shteteve në OKB, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kryeministri Haradinaj tha se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, derisa evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës.

Related Posts

About The Author

Add Comment