Kryeministri Haradinaj: Po të pyetesha unë, Albini do të lirohej qysh sot?(LEXO)

Mbajtja e Albin Kurtit në burg për shkak të kundërshtimeve të tij politike është e padrejtë.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për KosovaPress. Haradinaj thotë se po të pyetej ai, ish lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, do të lirohej qysh sot.

Kreu i Qeverisë e quan të pakuptimtë mbajtjen në burg të tij, ndonëse nuk pajtohet me shumë tema me Kurtin.

“E respektoj Albinin, në plot aspekte nuk pajtohem me disa tema me të, në metoda të tij, edhe në do aspekte tjera, por e respektoj. Edhe mendoj që është disi e padrejtë që ai me mbet në burg, nuk po them që, nëse unë do të vendossha ai sot do të dilte prej burgut, pra nëse do të ishte vendim i imi. Por mendoj që duhet t’i jepet një epilog përndjekjes së deputetëve për shkak të kundërshtimeve të tyre politike, edhe është mirë ta ndal këtë Kosova. Kam bërë apel, por tash s’mund të shkoj të bëhem prokuror dhe gjykatës, edhe nuk mund të hi në vendime të prokurorëve dhe gjykatësve, edhe nuk e kam atë drejt dhe nuk duhet të marrin këtë se po ndërhyj në drejtësi, por mendimi është që sa më shpejt Kosova t’i përmbyll këto përndjekje”, tha Haradinaj.

Megjithatë, kreu i Qeverisë thotë se nuk pajtohet me Kurtin që nuk po i përgjigjet gjykatës.

“E kuptoj atë, ata kanë mundur ta marrin ta çojnë një herë në gjykatë, nëse nuk vjen prapë me ta marrin e ta dërgojnë, por ndoshta nuk ka nevojë ta mbajnë mshelë. Sikur e kanë marrë një herë pse ka munguar në gjykatë, shkojnë e marrin prapë. Unë nuk pajtoj që Albini nuk po i përgjigjet Gjykatës, mendoj që është gabim. Por prapë se prapë, është i zgjedhur i popullit, nuk është ndonjë kriminel ordiner. Shpresoj që drejtësia jonë do t’i liroj që t’i presin festat në shtëpi, atë e Donikën..”, shtoi ai.

Në këtë intervistë, Haradinaj flet edhe për dialogun më Serbinë, proces për të cilin thotë se nuk e sheh vetën të përfshirë

 

Kreu i ekzekutivit pajtohet që presidenti i vendit Hashim Thaçi të përfaqësoj Kosovën në dialog, por me pjesëmarrjen edhe të partive politike, edhe të zyrës së kryeministrit.

“Unë jam dakord që presidenti të përfaqësoj në dialog, por kemi kërkuar një platformë për dialogun e përgatitur nga Qeveria, ekspertë t’iu paraqitet Kuvendit, e Kuvendi të debatoj, të vendos për t’ia dhënë mandatin presidentit. Ekziston mundësia që presidenti po ashtu të ketë në përbërje të ekipit të Kosovës përfaqësues të partive politike, zyrtarë të caktuar, nëse i duhet dikush nga Qeveria ia jepi. Unë nuk e shoh rolin tim në dialog për shkak se kryetari i Qeverisë nuk e ka mundësinë të qëndroj shumë jashtë vendit”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe rreth demarkacionit.

“Ne kemi një marrëveshje që është bilaterale me Malin e Zi, ajo ka shkuar në Kuvend. Por kemi edhe të gjeturat e komisionit. Këta deputetë mund të vendosin në çdo kohë, mirë kishte me qenë mos t’i humbet kohë Kosovës sa më shpejt mbyllet një derë, por çelet një tjetër, por fitojmë në kohë….jo, jo përshpejtohet hapja e derës për liberalizim me epilog. Mbajtja pezull nuk i ndihmon askujt, mbajtja pa vendim, ajo na kushton shumë….shiko nëse vendos Kuvendi, nga ai moment unë aktivizohem, nëse e ka rrëzuar menjëherë aktivizohem, komunikoj me Qeverinë malazeze, shpjegoj çka ka ndodh, me BE-në”, theksoi Haradinaj.

Megjithatë, pavarësisht se partia e tij nuk do ta votoj demarkacionin, Haradinaj thotë se me partnerët e koalicionit kanë një qeverisje korrekte, ani pse kanë mendime të ndara në shumë tema.

Duke folur për situatën në energji, kryeministri Haradinaj thotë se është e vështirë të gjendet e vërteta se kush dhe pse e solli vendin në këtë gjendje. Por, thotë se importimi i energjisë është interes i sekserëve që blenë e shesin rrymë, sepse dikush e la me qëllim pa rezerva të qymyrit vendin.

“Është një neglizhencë politike, një interes i atyre sekserëve që blejnë rrymë e shesin rrymë, është një përzierje e madhe që të them të drejtën vështirë është të gjejmë të vërtetën. Ajo që unë nuk kam pasur kohë të hyj në atë drejtim edhe nuk është në natyrën time fort të kthehem prapa, sa është në natyrën time që gjithë kohën gjithë energjinë ta kthejë në gjendjen e qëndrueshme edhe t’ia jap vendit një situatë të qëndrueshme. Lajmi për investim në energji, megjithatë e kthen atë besimin se sistemi energjetik nuk do të ketë gjithë jetën krizë por nga fakti se do të kemi vlerësime, mirëpo deri në pranverë mjaft vështirë e kam, e kam dhe e ka gjithë Kosova deri në pranverë”, theksoi Haradinaj.

Haradinaj ka folur edhe për ngritjen e pagave për veten, stafin e tij dhe disa departamenteve, tha se këtë e ka bërë për ta ruajtur integritetin e secilit, meqë pozitat që mbajnë janë tejet të ndjeshme.

Related Posts

About The Author

Add Comment