‘Konfirmohet meçi i radhës i Tajsonit Shqiptarë Nuri Seferi” dhe ky është kundërshtari !

Boksieri i mir’njohurë shqiptar, Nuri Seferi, prite se do t’i kthehet shumë shpejt ringut, pasi që vet boksieri e ka konfirmuar se kjo do të ndodh, e madje edhe datën e mbajtjes së meçit të ardhshëm.

Seferi tash e një kohë ka filluar edhe përgatitjet intensive për këtë ballafaqim dhe është i sigurt që do të arrijë të dal fitues.

Dueli i radhës i Nuri Seferit do të zhvillohet kundër Toylor Mobika më 12 maj në Gabon të Afrikës dhe përkundër se do t’i duhet të udhëtojë deri në kontinentin afrikan, Seferi beson se ai do të kthehet me fitore.

“Të dashur miq, përgatitjet intensive tani janë në fazën përfundimtare. Më 12 maj në Gabon të Afrikës, ndeshem me boksierin më të mirë të vendit, Toylor Mobika, ku shpresoj se do ta kaloj me sukses këtë ndeshje mjaft të vështirë”, ishte mesazhi i Nuri Seferit në rrjetet sociale.

Përndryshe, Nuri Seferi tani 41 vjeçar, gjatë karrierës së tij si boksier, ka pasur 47 duele, prej të cilave 39 fitore (22 me nokaut), kurse ka 8 humbje.

Related Posts

About The Author