Kërkohet dorëheqja e Presidentit Hashim Thaçi !

Këtë kërkesë e ka bërë deputetja e VV-së Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka kërkuar sot që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të japë dorëheqje. Haxhiu duke reaguar për zhvillimet e djeshme rreth shfuqizimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ka kërkuar dorëheqjen e Thaçit. “Hashim jep dorëheqje!”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”. Ajo më tutje ka konstatuar se me veprimet e djeshme Thaçit po kërkon garanci për vete se nuk do të ndiqet nga Gjykata Speciale. “Kjo tendenca e mbrëmshme, është një përpjekje e Thaçit që të marrë sërish garancë për veten”, shkroi Haxhiu. Haxhiu për Thaçin tha se “njeri më dinak, më tinzar e më të paskrupullt, zor se mund të gjesh”. “Me gjasë tash së voni ka mundur të kuptojë që edhe ai do të jetë në mesin e të akuzuarve dhe është në gjendje të bëjë gjithçka natën e fshehtazi, vetëm për interesat e tij puro personale”, tha Haxhiu përmes një shkrimi në “Facebook”. Dje Kryesia e Kuvendit dështoi dy herë për të mbajtur mbledhjen e saj pas kërkesës për seancë të jashtëzakonshme në lidhje me shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të 43 deputetëve.

Related Posts

About The Author

Add Comment