Kampioni Cormier i përgjigjet Ilir Latifit !

Ilir Latifi pas fitores ndaj Ovince Saint Preux në UFC, i kërkoi përballje Daniel Cormierit.

Ky i fundit kampion aktual për pesha deri në 93 kilogram, por aktualisht gjithë fokusi i tij është pesha e rëndë dhe meçi me Stipe Miocic më 7 korrik 2018.

Cormier tha se ai ka respekt për Latifin, por me fjalë të tjera tregoi se shqiptari nuk është në planet e tij për momentin.

“Unë kam punë fillimisht me Stipe Miocic, jam duke bërë gjëra më të mëdha tani”.

“Më pëlqen Ilir Latfi është djalë shumë i mirë, jemi stërvitur bashkë më parë. Por, për mua të ndeshem me dikë që është më i shkurtë se unë, do ishte dominim i pastër. Do ishte sikur të ndeshesha me Jeff Monson prapë”.

Ndërsa i pyetur se sa është vështirë të jesh analistë dhe të dëgjosh të tjerët teksa të kërkojnë përballje, kurse ju duhet të jeni profesionist dhe të flisni mirë ata, tha:

“Është gjë e mirë pasi ata të respektojnë, por ishte momenti i tij (flet për Latifin) dhe nuk doja t’ia merrja. Ishte momenti më i mirë për Ilir Latifin për të bërë atë që bëri, e vlerësoj”, ka thënë Cormier.

Në rast të fitores së Cormier ndaj Miocic, amerikani do ishte kampion i dy divizioneve, atë në pesha të rënda dhe të lehta.

Latifi e ka cekur se nuk e ka problem të ndeshjet në asnjërën nga këto kategori, pra i mbetet Cormierit të vendos.

Iliri pa fitores ndaj Ovinces renditet i teti në UFC, ndërsa kundërshtari i tij para ndeshjes ishte në pozitën e pestë.

Related Posts

About The Author