“Ka fshehur dënimin”, kryetari i Gjykatës së Shkodrës i përgjigjet ministres Gjonaj !

Paraditen e sotme ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj kërkoi hetim ndaj kancelarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi për shkak se sipas saj ka fshehur një dënim.
Por në përgjigje të ministres, Zefi shkruan se prej 28 dhjetor 2017 ka njoftuar ministren Gjonaj se nuk është ai që ka fshehur vendimin e dënimit të kancelarit, por ka qenë ish-kryesekretari i Gjykatës të cilin e ka shkarkuar që nuk ka zbatuar ligjin duke u bërë pengesë për shumë shkresa.

Reagimi i kreut të Gjykatës së Shkodrës:

“Me marrjen detyrës si kryetar i Gjykatës në nëntor të vitit 2014 kam konstatuar mangësi të theksuara nga Kryesekretaria e Gjykatës duke mos zbatuar nenin 481 të Kodit të Procedurës Penale (në atë kohë pa afate të përcaktuara) për dërgimin e vendimeve penale në zyrën e regjistrimit gjyqësor në Ministrinë e Drejtësisë.

Për këtë janë marrë masa urgjente duke plotësuar e dërguar qindra buletine, të mbetur pa u dërguar në Zyrën e Regjistrimit Gjyqësor.

Më lejoni e nderuar që t’iu informoj se për periudhën në fjalë është konstatuar (më datë 10.03.2016) dhe arshivimi i një dosje penale të kthyer për gjykim nga Gjykat ae Lartë pa kaluar në gjykim të A.I, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikim të narkotikëve” sipas neneve 111 e 112 paragrafi 1, 2 të Kodit Penal të Republikës italiane me 12 vjet e 8 muaj burgim.

Për rastin është njftuar menjëherë KLD dhe Minsitria e Drejtësisë, dhe nga ana ime si Kryetar i Gjykatës është larguar nga puna kryesekretari i GJykaës dhe marrë masa për kalimin urgjent në gjykim të çështjes”, thuhet në përgjigjen e kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi, drejtuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Related Posts

About The Author

Add Comment