Joseph Parker: Pasi ta mposht Joshuan me KO” do t’i ofroj rimeç gjatë këtij viti !

Joseph Parker ka njoftuar se planifikon që të përballet me Anthony Joshuan dy herë gjatë vitit 2018.

Kampioni i WBO në fund të këtij muaji (31 mars), në Cardiff do ta zhvillojë meçin ndaj Kampionit të IBF, WBA dhe IBO.

Parker është i bindur se ai do të jetë boksieri që do t’i marrë rripat e unifikuar, ndërsa pasi të ndodhë kjo është i gatshëm që t’i ofrojë rimeç rivalit të tij.

Njësoj si Joshua, edhe Parker është i pamposhtur, mirëpo në duelin që zhvillohet në Principality Stadium, ai është boksieri jofavorit.

Në këtë meç, britaniku AJ do t’i vë në konkurrim titujt WBA dhe IBF (jo edhe atë IBO), ndërsa boksieri nga Zelanda e Re tashmë është duke menduar për rimeç.

“Mendoj se planet e mia për këtë vit janë që të përballem me Joshuan dhe ta mposht, ndërsa pastaj do të zhvillojmë rimeç, këto janë planet e mira për sivjet”, ka thënë Parker.

Related Posts

About The Author